Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për promovimin e vazhdueshëm të urrejtjes etnike. Këto akuza shteti armen i ka adresuar në ditën kur ka nisur procesi gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare.
Procesi gjyqësor ka nisur me kërkesë të Armenisë për të vendosur masa me qëllim që Azerbajxhanit t’i pamundësohet shkelja e konventave ndërkombëtare për diskriminimin etnik.
Konflikti i kamotshëm i shteteve fqinje shpërtheu gjatë vitit të kaluar, me luftën e shkurtër për rajonin Nagorno-Karabakh që la të vdekur më shumë se 6 mijë e 600 persona.
Rajoni është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët që prej luftës së vitit 1994.
Armenia ka bërë të ditur se me gjykatë po tenton t’i japë fund dhunës dhe urrejtjes së vazhdueshme kundër armenëve në rajonin e kontestuar. Akuzë të njëjtë ka ngritur edhe Azerbajxhani.