Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa: Vera është dhuratë prej Zotit

Papa Françesku ka thënë se vera “është dhuratë prej Zotit” dhe “një burim i vërtetë gëzimi” për konsumuesit e saj.

Papa i bëri këto komente me një audiencë të ngushë në Vatikan me prodhuesit e verërave nga Italia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky duket si një papë i dehur”, iu drejtua ai të pranishmëve fillimisht e më pas vazhdoi: “Vera, toka, bujqësia e sipërmarrësit janë dhurata nga Zoti, krijuesi na i ka besuar sepse me ndjeshmërinë dhe ndershmërinë tonë, ne i bëjmë ato një burim të vërtetë gëzimi”. 

Megjithatë, papa u bëri thirrje prodhuesve të reflektojnë mbi “moralin dhe përgjegjësitë etike” që ua kërkon puna e tyre, si trajtimi i punëtorëve me respekt ndërkohë inkurajoi që të mos teprohet me pijen, raportoi Guardian.

Edhe pse konsumi ditor i verës në Itali është ulur në mënyrë të vazhdueshme gjatë 15 vjetëve të fundit, ka pasur rritje të konsumit më të moderuar, sipas të dhënave të Istatit.