Papa Françesku shprehu shqetësimin e tij të dielën për situatën në Nikaragua, ku policia arrestoi disa klerikë katolikë romakë, duke përfshirë një peshkop, kritik ndaj administratës së presidentit Daniel Ortega.
Arrestimi i peshkopit Rolando Alvarez dhe një numri të panjohur priftërinjsh vjen në kulmin e tensioneve midis kishës dhe qeverisë gjithnjë e më intolerante ndaj pakënaqësisë publike.
Françesku u tha mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit se ai po ndiqte nga afër ngjarjet "shqetësuese dhe pikëlluese" në Nikaragua që përfshijnë "persona dhe institucione".
Ai nuk përmendi arrestimet. Para bastisjes të së premtes para agimit, autoritetet e Nikaraguas e kishin akuzuar peshkopin për "organizim të grupeve të dhunshme" dhe për nxitjen e tyre "për të kryer akte të urrejtjes kundër popullsisë".
-
Papa Leoni kërkon lirimin e menjëhershëm të të rrëmbyerve në një shkollë në Nigeri
-
Kaos para ndeshjes kualifikuese, policia në zhveshtore për të arrestuar një futbollist
-
Trashëgimia e Papës midis revolucionit dhe pritjeve jorealiste
-
Papa Françesku kërkon falje për përdorimin e një termi fyes homofobik
-
Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë