Papa Françesku paralajmëroi burokratët e Vatikanit që të kenë kujdes nga djalli që fshihet mes tyre, duke thënë se është një “demon elegant” që vepron te njerëzit që kanë një mënyrë të ngurtë dhe më të shenjtë për të jetuar besimin katolik.
Françesku përdori urimin e tij vjetor të Krishtlindjes për t'i vënë përsëri në dijeni kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë që punojnë në Selinë e Shenjtë se ata në fakt janë veçanërisht të prekshëm nga e keqja, raportoi AP.
Papa u tha atyre se duke jetuar në zemër të Kishës Katolike, "ne mund të biem lehtësisht në tundimin e të menduarit se jemi të sigurt, më mirë se të tjerët, nuk kemi më nevojë për konvertim".
"Megjithatë ne jemi në rrezik më të madh se të gjithë të tjerët, sepse jemi të rrethuar nga 'demoni elegant', i cili nuk hyn me zë të lartë, por vjen me lule në dorë", u tha Françesku kishës në Sallën e Bekimeve të Pallatit Apostolik.
Papa ritheksoi kritikat e tij ndaj formave të abuzimit që madje edhe njerëzit fetarë i përdorin kundër të tjerëve.