Papa Françesku do t’i nënshtrohet operacionit në bark të mërkurën pasdite në spitalin Gemelli të Romës, shkruan BBC.
Ai pritet të qëndrojë në spital për “disa ditë” për t'u shëruar nga operacioni i hernies, ka thënë Vatikani.
86-vjeçari është përballur me një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit dhe përdor një karrige me rrota për shkak të një problemi të vazhdueshëm të gjurit.
Por ndërsa paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen në vitin 2013, Papa ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga posti.
“Nuk e drejtoni kishën me gju, por me kokë”, thuhet t'i ketë thënë ai një ndihmësi vitin e kaluar.
Më herët, Papa kaloi pesë ditë në spital në mars për të trajtuar një infeksion në mushkëri, në të njëjtin muaj që shënoi 10-vjetorin e pontifikatit të tij.
Edhe
Më i miri i Kupës së Botës i nënshtrohet një operimi në shpinë
Në vitin 2021, Papa Françesku kaloi 10 ditë në spital pasi hoqi një pjesë të zorrës së trashë.
Muajin e kaluar, Phe u tërhoq nga fjalimet e së premtes për shkak të etheve.
Papa vazhdon të ketë orar të ngjeshur dhe do të vizitojë Portugalinë dhe Mongolinë në gusht.