Papa Françesku e ka quajtur bombardimin nga Rusia në një qendër tregtare në Kremenchuk, sulm barbar ndaj Ukrainës.
Ukraina ka thënë se 18 persona kanë vdekur dhe 60 janë lënduar nga bombardimi i Rusisë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se kishte target legat të ushtrisë, dhe qendra tregtare nuk ishte në plan të goditej.
“Çdo ditë e mbaj në zemër Ukrainën martire e cila vazhdon të sulmohet nga sulmet barbare si ai që goditi qendrën tregtare në Kremenchuk. Lutem që kjo luftë e ashpër të përfundojë sa më shpejt. Shpresoj që Zoti t’i hap rrugët e dialogut për këtë njerëz që nuk duan as t’i gjejnë. Shpresoj që ata nuk do ta neglizhojnë ndihmën ndaj popullit të Ukrainës, i cili është duke vuajtur shumë”, ka thënë ai.
-
Macron: Sulmi në Kremenchuk është krim lufte
-
Shkon në 18 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Kremenchuk
-
Zelensky: Sulmi në Kremenchuk, më i tmerrshmi në historinë e Evropës
-
10 të vdekur dhe 40 të lënduar nga sulmi rus në një qendër tregtare në Kremenchuk
-
Osmani dënon ashpër sulmin rus ndaj civilëve ukrainas