Papa Françesku ka kërkuar nga njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.
Papa i bëri vërejtjet gjatë një shërbese në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, në meshën tradicionale të Krishtlindjes më 24 dhjetor.
Papa, 82 vjeçar, tha se lindja e Jezusit në varfëri duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Ai tha se lindja e Krishtit vuri në pah një mënyrë të re të të jetuarit “jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët”, shkruan rel.
“Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe” ka pyetur Papa Françesku.
Gjatë ditës së Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa do të përcjellë mesazhin e “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit.
-
Papa Leoni bën thirrje për “guxim” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Papa Françesku i kërkon botës që të "heshtë tingujt e armëve" në fjalimin e Krishtlindjeve
-
Demokracia nuk është në gjendje të mirë, thotë Papa Françesku
-
Papa Françesku u bën thirrje italianëve të lindin fëmijë
-
Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë