Bota do të përballet në mënyrë të pashmangshme me një pandemi gripi dhe duhet të përgatitet për vdekjet që do të vijnë si rezultat i saj, kështu që rreziqet nuk bën të nënvlerësohen, ka paralajmëruar të hënën Organizata Botërore për Shëndetësi.
Duke ravijëzuar një plan global për luftimin e sëmundjeve virale, në mënyrë që bota të jetë e gatshme të veprojë në rast të shpërthimit të një epidemie globale, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia e radhës e gripit “do të ndodhë, vetëm nuk dihet se kur”.
“Rreziku i pandemisë është më i pranishëm se ndonjëherë më parë”, ka bërë të ditur përmes një deklarate drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton Reuters, përcjell Koha Ditore.
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur – pasojat e një pandemie të madhe të gripit do të jenë shumë më të mëdha sesa kostoja e masave parandaluese”.
-
OBSH paralajmëron pandemi: Gripi më i rrezikshëm se terrorizmi
-
A është e përgatitur bota për më të keqen që mund të ndodhë nga gripi i shpendëve?
-
OBSH-ja e shqetësuar për vaksinim të ulët, përderisa rastet me Covid e grip po rriten
-
OBSH-ja alarmon botën: Përgatituni për një sëmundje më vdekjeprurëse se COVID-i
-
Alarmon OBSH-ja: Duhet të përgatitemi për pandeminë e gripit të shpendëve