Pamjet me dron të cilat i ka publikuar BBC-ja të martën tregojnë shkatërrime masive në provincën kufitare të Turqisë, Hatay.
Sasi të mëdha të tymit burojnë nga ndërtesat e rrafshuara derisa punonjësit e shpëtimit ngjiten mbi strukturat e shembura në kërkim të të mbijetuarve.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orët e para të së hënës dhe shkaktoi shkatërrime në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.