Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Palestinezët i vënë zjarrin ‘Marrëveshjes së shekullit’ të Trumpit

Ndërsa Jared Kushner këshilltar dhe dhëndër i presidentit amerikan Donald Trump ka tashmë në duar një plan ekonomik, i cili synon të zgjidhë krizën në Lindjen e Mesme, në Bethlehem kanë nisur përleshjet kur demonstruesit dolën në rrugë për të protestuar ndaj planit të paqes SHBA-Izrael. Nga dhuna janë lënduar dhjetëra protestues.

Filmimet në vendngjarje tregojnë se protestuesit godasin me këpucë një manekinë me fotografinë e Trumpit, përpara se t'i vinin zjarrin

Plani i ashtuquajtur “Marrëveshja e shekullit”, i propozuar nga Shtëpia e Bardhë të shtunën, premton të krijojë një milion vende të reja pune për palestinezët dhe liston projekte të mundshme infrastrukturore, duke përfshirë një autostradë midis Bregut Perëndimor dhe Gazës. Megjithatë, palestinezët nuk do ta kenë mundësinë e kthimit në shtëpitë e tyre.

{gallery}