Qeveria e Pakistanit ka urdhëruar që gjithë azilkërkuesit afganë të paautorizuar – rreth 1.7 milionë – të largohen nga vendi deri në nëntor, raporton BBC.
Rritja e sulmeve militante përgjatë kufirit mes dy shteteve këtë vit, ka përshkallëzuar tensionet.
Pakistani ka fajësuar afganët për sulme në pikat kufitare, një gjë të cilën e ka mohuar regjimi Taliban në Afganistan.
Të martën Pakistani ka vendosur të “godasë” migrimin ilegal.
Javën e kaluar, një shpërthim në një xhami në Mastung, në afërsi të kufirit me Afganistanin, la të paktën 50 të vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetëra të vrarë nga sulmet e Pakistanit në Afganistan
-
“Luftë e hapur”, Pakistani bombardon Kabulin pas përshkallëzimit me Afganistanin
-
Pakistani sulmon Afganistanin, dhjetëra të vrarë e të plagosur
-
Dy bomba shpërthejnë në Pakistan, vriten disa persona
-
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan