Ushtria pakistaneze ka nisur një operacion kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, ISIS, në rajonin veri perëndimor përgjatë kufirit afgan.
Një zëdhënës ka treguar se kanë marrë mbështetje edhe nga forcat ajrore, dhe janë duke u përqendruar në zonat malore, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Pakistani më herët ka mohuar praninë e ISIS në territorin e tyre, ndërkaq tash kanë treguar se po tentojnë të ndalojnë zgjerimin dhe ndikimin e tyre.
ISIS kontrollon disa pjesë në Afganistan dhe ka kërkuar të forcojë praninë e saj edhe në Pakistan që nga viti 2015, kur ka kryer sulmin e parë në vend.
Artikuj të ngjashëm
-
Pakistani po rrit praninë ushtarake në kufi, thotë Ushtria e Indisë
-
Forcat afgane arrestuan disa persona të dyshuar si pjesëtarë ISIS-it
-
Pakistani e Afganistani shtojnë përpjekjet për luftimin e terrorizmit
-
Iraku ndërmerr ofensivën e fundit për eliminimin e ISIS-it
-
Nis ofensiva për marrjen e bastionit të fundit të ISIS-it në Irak