Forcat e sigurisë afgane arrestuan gjashtë pjesëtarë të dyshuar të grupit militant të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) dhe i akuzoi ata për hapjen e qindra llogarive të rrejshme në Facebook dhe rrjete tjera sociale, të cilat i kanë përdorur për të rekrutuar anëtarë të ri të grupit militant.
Agjencia për Siguri Kombëtare e Afganistanit tha se njëri nga të arrestuarit gjithashtu ka përdorur edhe Twiterrin, Instagramin dhe Telegramin për të rekrutuar luftëtarë dhe për të promovuar grupin militant të ashtuquajtur, Shteti Islamik.
Grupi militant në Afganistan që është i lidhur me Shtetin Islamik ka rekrutuar shumë luftëtarë nga mbarë bota përfshirë vendet perendimore.
Grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik në Khorasan është aktiv në Afganistan që nga viti 2015. Pjesëtarët e tij luftojnë kundër talibanëve, forcave afgane si dhe ushtarëve amerikanë.
Ende nuk dihet saktë se sa luftëtarë të Shtetit Islamik janë në Afganistan por ushtria amerikane vlerëson se janë diku rreth 2 mijë.
-
Afganistani arreston 26 militantë të dyshuar të IS-it
-
Kush është Shteti Islamik Korasan, grupi i fajësuar për sulmin afër Moskës?
-
Talebanët vrasin gjashtë anëtarë të Shtetit Islamik në Kabul
-
Irani arreston 10 militantë të dyshuar të IS-it
-
Dy rekrutë britanikë të Shtetit Islamik kapen nga talebanët në kufi