Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pakënaqësia kundër presidentit francez shprehet edhe në Holandë

Policia ka penguar dhe arrestuar një person, i cili po bënte thirrje kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, teksa ka arritur në Universitetin e Amsterdamit gjatë vizitës së tij shtetërore në Holandë.

E mërkura ishte dita e dytë e protestave që kanë për cak Macronin, i cili po përballet me kundërshtim të madh në Francë në lidhje me reformat pensionale.

Të martën, protestuesit kanë bërë thirrje kundër tij në momentin kur Macroni po mbante fjalim në Hagë.

Ndërkaq, incidenti i së mërkurës ka ndodhur kur Macroni erdhi në Universitet së bashku me mbretin holandez.

Ai do të fliste për teknologjinë kuantike. Protestuesi fillimisht është penguar nga një zyrtar ushtarak dhe policia, pra se të arrestohej nga autoritetet.

Vizita e Macronit në universitet ka vazhduar edhe pas arrestimit të një tjetër protestuesi.

Edhe Sërish protesta në Francë Botë Sërish protesta në Francë

Protestat kundër tij kanë nisur pasi ka miratuar ligjin që ngrit moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjet.

Këtë ligj e ka miratuar duke përdorur të drejtën kushtetuese që shmang miratimin e Ligjit në Asamblenë Kombëtare.