Sipas mbi 90 për qind të votave të numëruara deri tash, Borut Pahor do të shkojë në balotazh me Marjan Sharecin për president të Sllovenisë, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme. Pahor raportohet se ka fituar 47,20 për qind të votave, ndërsa Sharec 24,91 për qind të votave.
Sllovenët votuan sot për president të vendit. Në garë ishin 9 kandidatë, 5 prej tyre femra.