Naomi Walker, që ka një dyqan të rrobave në Garstang, Lancashire, nuk është e lumtur me masat e reja ndaj koronavirusit. Dyqani i saj është dashur t’i mbyllë dyert në këtë kohë afër Krishtlindjeve, përderisa dyqanet e tjera më të mëdha kanë të drejtë të jenë të hapura.
“Është joetike”, thotë ajo. “Ne (bizneset e vogla) jemi zemra e komunitetit, por dyqanet tona janë të mbyllura”, ka thënë Walker.
Pronarët e bizneseve si Walker, gjithashtu edhe pronarët e librarive të pavarura, janë duke kërkuar nga qeveria që t’i rishikojë masat e tanishme.
Të enjten e javës së kaluar Anglia u izolua për herë të dytë. Atje kanë hyrë në fuqi masa të ashpra se cilat dyqane duhet të mbyllen dhe cilat të qëndrojnë të hapura. Bizneset e cilësuara si “kryesore”, si supermarketet dhe lulishtet, lejohet të jenë të hapura.
Qiraja, sfidë e madhe
Edhe
“Do t’ju vrasim dhe do t’ju djegim shtëpinë”: Inspektorët britanikë nën sulm nga bandat kriminale
Sidoqoftë, një grup i 60 dyqaneve të pavarura të rrobave – i quajtur 'Boutiques in Business' – ka thënë të mërkurën se problemi ishte se këto biznese lejohen t’i shesin po ato mallra të cilat dyqanet e vogla nuk lejohen t’i shesin.
“Qiradhënësit duan t’ua paguajmë qiranë. Furnizuesit duan të paguhen për mallin”, ka thënë Walker. “Nuk mund të shesim asgjë. Gjatë izolimit të kaluar s’kam marrë as edhe një cent. “Nëntori është muaji më i ngarkuar për tregtinë dhe jemi të shterur. Ndihem sikur po na tërheqin ngadalë drejt vdekjes”.
Ajo ka thënë se ndihmat dhe mbështetjet nga qeveria si skema e pushimit për një kohë “nuk i prekin as skajet e asaj që jemi duke humbur”.
Si pjesë e protestës së tyre kundër masave të marra, grupi i dyqaneve do t’i kthejë kukullat me shpinë pasi që thonë se ashtu edhe qeveria ua ka kthyer shpinën.
'Boutiques in Business' ishte krijuar nga një pronare e një dyqani rrobash, Amanda Leigh Slattery, si një grup në Facebook më 2019 dhe ka 60 anëtarë.
Grupi është duke kërkuar nga qeveria që të jenë “më të drejtë” kur i definojnë gjërat kryesore dhe ato dytësore, “dhe ta parandalojnë që gjërat të cilësuara si dytësore të mund të shiten pa marrë parasysh vendndodhjen”.
“Mund të shkoni në supermarket dhe të blini pantallona, xhins apo bluza të bardha – asnjë prej tyre nuk është kryesore”, ka thënë ajo. Për më shumë, dyqani i vogël i rrobave nuk i ka gjërat e njëjta.
Grupi ka thënë se supermarketet dhe lulishtet duhet t’i kenë të njëjtat masa sikurse të tjerat biznese.
Kur është ofruar kjo qasje në Uells, “Welsh Retail Consortium” ka thënë se punëtorët e supermarketit ishin në rrezik për të “referuar” se çka mund të blihet e çka jo.
Edhe
Kur dëshira për më shumë fëmijë përplaset me realitetin ekonomik
Tescos i ka thënë qeveria e Uellsit se ishte “thjesht e gabueshme” që t’i thuash një gruaje se nuk mund t’i blejë produktet që i duhen gjatë ciklit menstrual.
Sidoqoftë, Leigh Slattery ka thënë se ajo që cilësohet si jokryesore “duhet të ketë kuptim”.
Ajo ka shtuar se dyqani i saj, “Maya Maya” në Kendal, është duke ia dalë disi për të mos fundosur.
Sidoqoftë, shumë prej dyqaneve të rrobave “kanë mall me vlerë prej 100 mijë funtesh që ndodhet në depo për shkak se nuk e kemi shitur këtë verë”.
Goditja e Krishtlindjeve
Edhe bizneset e mëdha kanë kërkuar nga qeveria që masat të rishikohen përsëri.
“British Retail Consortium”, që i ka kritikuar rregullat e izolimit, ka thënë: “Nuk pajtohemi me vendimin për t’i mbyllur bizneset ‘jokryesore’ për shkak se industria ka investuar qindra miliona funta për t’i bërë dyqanet të sigurta dhe këshilla e Sage-it është se ndikimi te bartja e Covid-it duke i mbyllur bizneset ‘jokryesare’ është e ulët.
“Nuk ka mundur të jetë periudhë më e keqe për bizneset dhe myshterinjtë”. Grupi industrial ka vlerësuar se 2 miliardë funte të shitjes do të humbin në nëntor, “që është e sigurt se do të shkaktojë dështim të bizneseve dhe humbje të mijëra vendeve të punës nëse dyqanet nuk do të lejohen që të rihapen nga fillimi i dhjetorit dhe jemi duke e kërkuar një konfirmim se kjo gjë do të ndodhë”.
Edhe
Rrjeti kriminal që lejon emigrantët në Britani të punojnë ilegalisht
“British Independent Retail Association” (Bira) ka kërkuar që qeveria të ndërhyjë më shumë rreth masave të bizneseve.
Departamenti për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale (Beis) ka thënë se masat e reja janë vendosur për ta kufizuar kontaktin social dhe për ta ulur shpërndarjen e koronavirusit.
“E dimë se kjo periudhë është shumë e vështirë për bizneset, për këtë arsye e kemi konfirmuar se do të ketë një paketë të plotë të mbështetjes financiare, me skemën e zgjeruar për të marrë pushim nga puna dhe me grante me vlerë deri në 3 mijë funte në muaj për bizneset të cilave iu kërkohet ligjërisht që të mbyllen”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.