Parlamenti kroat ka vazhduar seancën e paradites ku kryeministri Andrej Plenkoviq dhe ministrat e kabinetit të tij do t'u përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Pritet dhe votë besimi për qeverinë, e cila hap mundësinë e shpërbërjes së parlamentit dhe zgjedhje të reja.
Duke pasur parasysh se Partia Popullore Kroate (HNS) dje hodhi poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Bashkësinë Demokratike Kroate (HDZ) për formimin e qeverisë, deputetët e Mostit, sipas Mire Bulja, paraqitën kërkesën që në rend dite të debatit parlamentar të përfshihet kërkesa për shpërndarjen e Parlamentit.
Nëse sot me shumicë votash nuk sigurohet shumica parlamentare për Qeverinë e Andrej Plenkoviq, pritet të ndodhë shpërndarja e Parlamentit.
Deri më tani, kryeministri nuk ka paralajmëruar mundësinë e formimit të së ashtuquajturës qeveria e pakicës e cila do të mbështesë emërimin e katër ministrave të rinj.
Për pyetje në seancën e paradites janë paraqitur 39 deputetë.
Në qoftë se sot ndodh shpërndarja e Parlamentit, zgjedhjet e reja parlamentare mund të mbahen në korrik, por në qoftë se votohet për besim të Qeverisë, atëherë zgjedhjet mund të mbahen në shtator.