Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka siguruar të drejtën për të qeverisur me dekret, pasi që partia e tij, Fidesz, e miratoi në Parlament ligjin që i garanton atij pushtet të plotë në luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Ligji që e zgjat gjendjen e jashtëzakonshme ka nxitur kritika nga partitë opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe Këshilli i Evropës, pasi që nuk parasheh ndonjë kufizim kohor, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigji parasheh po ashtu dënime deri në pesë vjet burgim për të gjithë ata që i pengojnë masat për ndaljen e përhapjes së virusit dhe për ata që përhapin dezinformata lidhur me krizën.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë të ditur se masa mund të përdoret për t’i heshtur gazetarët. Ndërsa Qeveria i ka hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se ligji do ta fuqizojë kabinetin për zbatimin e masave të nevojshme në luftë ndaj koronavirusit.
Orbani, që ka fuqizuar gradualisht pushtetin e tij, është përplasur vazhdimisht me Bashkimin Evropian dhe me grupet e të drejtave të njeriut rreth politikave të tija që e minojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.