Anëtarët e Bashkimit Evropian duhet të krijojnë aleancën e tyre të armatosur të mbrojtjes, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban për zviceranen Die Weltwoche.
Sipas tij, SHBA-ja “shikon interesat e veta kur bëhet fjalë për zgjidhjen e sigurisë ndërkombëtare”. Të gjitha mediat ruse raportuan me entuziazëm propozimin e Orbanit si një kërkesë për një “NATO evropiane pa SHBA-në”.
“Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi, Evropë. Zgjidhja do të ishte krijimi i NATO-s evropiane. Unë e propozova këtë në vitin 2012. SHBA-ja dhe BE-ja paguajnë çmime të ndryshme për konfliktin e luftës dhe amerikanët, jo evropianët, kanë fjalën e fundit në çdo gjë”, ka thënë ai.
Kryeministri hungarez, një nga aleatët e paktë të Putinit në Evropë, ka thënë se “marrëdhëniet ruso-ukrainase u ndërlikuan në vitin 2014”, dhe më pas politikanët në BE kishin “peshë politike dhe morën pjesë në vendimmarrje”. Por tani, sipas Orbanit, gjërat kanë ndryshuar edhe pas fillimit të luftës - Evropa është larguar nga debati.
Për më tepër, Orbani beson se Perëndimit sot i mungon “vullneti për të zgjidhur situatën në Ukrainë” dhe se Hungaria është në favor të heqjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe për paqen, megjithëse ai nuk specifikon se si e sheh atë dhe çfarë propozon nga kjo dhe nëse kjo do të thotë se, për shembull, përkrah tërheqjen e ushtrisë ruse nga të gjitha territoret e okupuara të Ukrainës, përfshirë ato që ka aneksuar.
Dikur edhe presidenti francez Emmanuel Macron foli për një “ushtri europiane”, por hoqi dorë shpejt.
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Pusiq: Evropa duhet të krijojë aleancë mbrojtëse paralele me NATO-n
-
Hungaria vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë
-
Shtrenjtimi i naftës - Orbani i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet ndaj energjisë ruse
-
Orbani bën fushatë zgjedhore me mesazhe anti-Ukrainë