Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Orban u lutet konservatorëve evropianë të mos e largojnë partinë e tij

Kryeministri hungarez, Viktor Orban u ka shkruar liderëve konservatorë evropianë, që e kanë nisur procesin e largimit të partisë “Fidesz” nga grupi i Partisë Popullore Evropiane, duke kërkuar falje për gjuhën ofenduese, por duke mbrojtur qëndrimet e veta politike, transmeton Koha Ditore.

Sipas kopjes së një letre të siguruar nga Reutersi të enjten, Orbani i ka kërkuar liderit të kristian-demokratëve flamanë, Wouter Beke, që ta rishqyrtojë propozimin për dëbimin e partisë “Fidesz”. Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se letra të ngjashme u janë dërguar të 13 partive që kanë qenë pjesë e propozimit.

Artikuj të ngjashëm