Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se një marrëveshje për importim të gazit natyror nga Rumania do të thotë “fundi i monopolit të gazit rus në Hungari”.
Orban tha të premten se Hungaria planifikon të sigurojë mbi 4 miliardë metra kubë gaz në vit nga Rumania dhe, për rrjedhojë, të përmirësojë “situatën gjeostrategjike” në vendin e tij.
Orban tha se importet nga Rumania pritet të mbulojnë gjysmën e nevojave të Hungarisë deri në vitet 2021-2022.
Ai tha se Hungaria tashmë e ka ndërtuar lidhjen e tubacionit me Rumaninë dhe se kjo e fundit është duke e ndërtuar anasjelltas.
Hungaria, tash për tash, është jashtëzakonisht e varur nga Rusia në importet e naftës dhe gazit.
Rusia po ashtu po zgjeron centralin e vetëm bërthamor të Hungarisë.
-
Hungaria do ta ndalë furnizimin e Ukrainës me gaz natyror
-
Orban kërkon përjashtim për Hungarinë nga sanksionet e reja amerikane ndaj naftës ruse
-
Orban: Heqja dorë nga energjia ruse do e rrëzonte ekonominë hungareze
-
Orban kërkon që Ukraina ta rilejojë transitin e gazit rus për në shtetet e BE-së
-
Hungaria thellon raportet me Rusinë