Botë

Orban: Kthimi i Trumpit i vetmi shans serioz për paqe në Ukrainë dhe Gaza

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se kthimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të përfaqësonte “të vetmin shans serioz” për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe Gaza.

Duke marrë pjesë në një forum diplomatik në Antalia, Orban konfirmoi se do të vizitojë Trumpin në Florida javën e ardhshme, raporton AP.

“E vetmja mundësi serioze për paqe është nëse ai [Trump] arrin të kthehet dhe të bëjë paqe”, u tha Orbán pjesëmarrësve të forumit. Përndryshe, sipas tij, lufta midis Ukrainës dhe Rusisë do të zgjasë shumë.

“Kthimi i Trumpit është parakusht për paqe të fortë dhe të shpejtë në kontinentin evropian”, ka thënë Orban, i cili beson se lufta në Ukrainë do të kishte përfunduar tashmë nëse Trumpi do të kishte qenë në pushtet dy vjet më parë, kur filloi.

Kryeministri hungarez vlerësoi gjithashtu se Trumpi mund të ndikojë në përfundimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, sepse ai e “kupton” atë konflikt.

“Unë e respektoj atë (Trump) shumë”, ka theksuar Orban.