Kryeministri i ekstremit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, një nga mbështetësit më të mëdhenj ndërkombëtarë të ish-presidentit amerikan Donald Trumpit, ka nisur të uverturët në javët e fundit me kandidatin republikan Ron DeSantis dhe me një nga mbështetësit kryesorë miliarderë të guvernatorit të Floridës, shkruan The Guardian.
Orban ka shprehur vazhdimisht mbështetje të fortë për politikat dhe stilin politik të Trumpit edhe shumë kohë pasi ish-presidenti u largua nga Shtëpia e Bardhë. Por takimet mes një aleati kyç të Orbanit dhe kampit DeSantis tregojnë se lideri hungarez po mbron bastet e tij mes pasigurisë mbi perspektivat elektorale të Trumpit.
Katalin Novak, presidentja hungareze, u takua me DeSantisin muajin e kaluar. Ajo u takua gjithashtu me gruan e DeSantis, Casey DeSantis dhe mega-donatorin republikan Thomas Peterffy, i cili ka njoftuar se nuk do të mbështeste kandidaturën presidenciale të Trumpit më 2024. Miliarderi me origjinë hungareze e ka quajtur DeSantisin “njeriun e tij të preferuar” dhe ka dhuruar 570 mijë dollarë për fushatën e tij në vitin 2022, sipas mbikëqyrësit të financave të fushatës OpenSecrets.
Presidentja e parë femër e Hungarisë dhe një aleate e ngushtë e Orbanit, Novak ka shërbyer më parë si ministre për çështjet e familjes. Ashtu si DeSantis, ajo ka pikëpamje ultra-konservatore në lidhje me politikat familjare, të drejtat e LGBTQ+ dhe abortin. Ajo ka qenë një pjesë kyçe e përpjekjeve të Orbanit për ta bërë Budapestin një qendër diskutimesh midis forcave të djathta dhe të ekstremit të djathtë nga e gjithë bota, duke përfshirë të djathtën amerikane.
“Për qeverinë Orban, marrëdhëniet dypalëshe kanë një kënd të fortë partio-politik. Ata kanë menduar nëse ia vlente t'i vendosnin të gjitha letrat në Trumpin. Aktakuza kundër ish-presidentit vetëm e konfirmoi këtë”, ka thënë Daniel Hegedus, një bashkëpunëtor i Evropës Qendrore në fondin gjerman Marshall.
Veçmas nga takimet e DeSantisit, zyrtarët e qeverisë hungareze kanë filluar të kontaktojnë figura të tjera republikane, sipas një ish-diplomati hungarez.
Edhe
Orbani pritet ta kërkojë miratimin e SHBA-së për blerjen e naftës ruse
“Këto kontakte janë rritur gjatë nëntë muajve të fundit dhe më shumë zyrtarë qeveritarë kanë vizituar SHBA-në se më parë”, ka thënë diplomati.
Hungaria kontaktoi zyrtarët republikanë në Georgia dhe Virginia përpara udhëtimit të Novakut, sipas burimeve diplomatike, ndërsa Peterffy ka qenë prej kohësh miqësor me qeverinë e Orbanit. Orban i dha atij Kryqin e Madh të Urdhrit Hungarez të Meritës më 2017. Banka e tij, Interactive Bank, u regjistrua së fundmi në Hungari –tre muaj pasi qeveria modifikoi rregulloren për taksën speciale për bankat.
Sipas një burimi pranë qeverisë Orban, kryeministri hungarez shpreson që kushdo që të bëhet kandidati, republikanët do të fitojnë zgjedhjet e vitit 2024. Marrëdhëniet e Hungarisë me administratën e Bidenit kanë qenë të vështira që nga fillimi dhe ishte i vetmi vend i BE-së që nuk u ftua në Samitin e Bidenit për Demokraci në fillim të këtij viti.
-
Policia hungareze ngrin asetet dhe llogaritë e manjatit të medias të epokës së Orbanit
-
Magyar thotë se janë bllokuar transfere të fondeve jashtë vendit nga njerëz të lidhur me Orbanin
-
Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria
-
Kremlini shpreson për lidhje pragmatike me udhëheqjen e re hungareze