Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar të dielën se kryeministri holandez, Mark Rutte ishte përgjegjës për ngërçin e krijuar në samitin e Bashkimit Evropian, që ka hyrë në ditën e tretë të negociatave rreth fondit për rimëkëmbje pas pandemisë.
“Nuk e di se cila është arsyeja personale e kryeministrit holandez të më urrejë mua apo Hungarinë, por ai po sulmon aq rreptë”, u ka thënë Orban gazetarëve.
“Nuk më pëlqen lojërat e fajësimeve, por holandezi është përgjegjësi i vërtetë për tërë rrëmujën… Kryeministri holandez, ai është fajtori”, ka thënë Orbani.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kishin thënë ndërkaq se ata janë të gatshëm që të largohen pa marrëveshje prej samitit të liderëve të BE-së, teksa kanë mbërritur për ditën e tretë të debateve të stërzgjatura rreth kushteve për fondin 750 miliardë eurosh për rimëkëmbje nga pandemia.
Me BE-në e përçarë midis shteteve anëtare veriore dhe atyre jugore, ashtu si edhe lindore dhe perëndimore, presidenti francez dhe kancelarja gjermane kanë sinjalizuar se durimit të tyre është duke i ardhur fundi, me gjithë domosdoshmërinë për t’iu përgjigjur recesionit ekonomik, me të cilin po përballet blloku.
-
Hungaria vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë
-
Orban: Financimi i luftës në Ukrainë do ta shkatërronte Evropën
-
Orbani përbuz qëndrimin e BE-së për Ukrainën
-
Orban kërkon që Ukraina ta rilejojë transitin e gazit rus për në shtetet e BE-së
-
Orbani kërkon ndryshimin e Bashkimit Evropian