Partia kryesore opozitare në Turqi, CHP do të paraqesë sot pranë Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) një kërkesë për anulimin e referendumit në lidhje me forcimin e kompetencave të presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili fitoi me një rezultat të ngushtë të dielën e fundit.
Kërkesa do të depozitohet rreth orës 14:30 (11:30 GMT) saktësoi CHP (social-demokrat) në një deklaratë, ndërsa një zyrtar i lartë i partisë pritet të takojë më parë kreun e YSK-së.
Pas njoftimit të rezultatit të zgjedhjeve, dy partitë kryesore opozitare, CHP dhe HDP (prokurde) denoncuam parregullsi gjatë procesit zgjedhor
Artikuj të ngjashëm
-
Opozita kundërshton rezultatin e referendumit në Turqi
-
Refuzohet kërkesa e opozitës për anulimin e fitores së Erdoganit
-
Opozita turke kërkon anulimin e mandatit të Erdoganit, pas vendimit për Stambollin
-
Bordi zgjedhor i Turqisë nis vlerësimin e apelit për rivotim në Stamboll
-
Partia e Erdoganit e paraqet zyrtarisht kërkesën për rivotim në Stamboll