Partia kryesore opozitare e Turqisë ka thënë se do të sfidojë rezultatin e referendumit të vendit, pasi presidenti fitoi një votë për të zgjeruar pushtetin e tij.
Partia Republikane e Popullit (CHP) ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e rezultatit të ngushtë, duke përmendur parregullsi në procesin zgjedhor.
Shtytja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për një presidencë ekzekutive pati sukses me pak më shumë se 51% të votave.
Fitorja u shënua me festime dhe protesta në të gjithë Turqinë.
CHP është duke refuzuar të pranojë rezultatin dhe po kërkon rinumërimin e 60% të votave, duke kritikuar vendimin për numërimin e fletëve të votimit të pavulosura.
Tri nga qytetet më të mëdha të Turqisë , Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri , votuan ‘Jo’ ndryshimeve kushtetuese.
-
Opozita në Turqi kërkon anulimin e referendumit
-
Refuzohet kërkesa e opozitës për anulimin e fitores së Erdoganit
-
Opozita turke kërkon anulimin e mandatit të Erdoganit, pas vendimit për Stambollin
-
Partia e Erdoganit e paraqet zyrtarisht kërkesën për rivotim në Stamboll
-
Në shtatë zona të Stambollit do të rinumërohen votat