Koalicioni në pushtet i Austrisë ka shërbyer edhe të dielën, edhe pasi kancelari Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje, por një gazetë e madhe austriake e ka krahasuar rolin e tij të ardhshëm në Parlament me atë të liderit rus, Vladimir Putin, që në letra kishte pushtet të kufizuar si kryeministër. Prokurorët kanë nisur javën e kaluar ta hetojnë edhe Kurzin me dyshimin për korrupsion.
Kurzi i ka hedhur poshtë dyshimet për keqpërdorime, por mesazhet e këmbyera turpëruese, që janë pjesë e hetimit dhe që janë publikuar tashmë në mediat austriake, i kanë shkaktuar tashmë dëm të madh politik.
“Kjo manovër taktike të kujton presidentin rus, Vladimir Putin, i cili i kishte hapur rrugën Dmitry Medvedevit vetëm sa për t’u kthyer përsëri”, ka shkruar tabloidi i përditshëm me ndikim, “Kronen Zeitung”, në një analizë. Kurzi do të kthehet në pozitën e shefit të grupit parlamentar të partisë konservative.
Putini, i cili ka qenë president prej vitit 2000, ishte kryeministër nën presidencën e Medvedevit gjatë viteve 2008-2012, dhe pastaj u kthye në presidencë.
“Sebastiani Kurzi është lider në hije”, ka deklaruar liderja e Socialdemokratëve në opozitë, Pamela Rendi-Uagner, duke shtuar se Kurzi “do të vazhdojë t’i mbajë frerët e pushtetit”.
-
Aktakuzë ndaj ish-kancelarit austriak Kurz për rastin e korrupsionit
-
Bomba politike që papritmas e rrëzoi Kurzin
-
Kancelari i ri e mbron pararendësin, opozita e quan “kukull” të Kurzit
-
Kurzi nuk i reziston presionit, ofron dorëheqjen
-
Kurzi i mohon keqpërdorimet, insiston se do të mbetet lider i Austrisë