Programi Botëror i Ushqimit që varet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar se numri i personave të rrezikuar nga uria në Afrikën Lindore mund të dyfishohet në tre muajt e ardhshëm për shkak të koronavirusit.
Janë 43 milionë persona që rrezikojnë të mos kenë më ushqim në nëntë shtete: Etiopia, Kenia, Ruanda, Burundi, Xhibuti, Eritrea, Somalia, Sudani i Jugut dhe Uganda.
Në Afrikë janë sot mbi 33 mijë raste të konfirmuara me koronavirus ndërsa rreth 1 500 kanë vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
OKB: Pandemia pritet të dyfishojë numrin e të uriturve
-
OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më
-
Një person vdes nga uria çdo katër sekonda
-
Afrika Lindore përballet me krizën më të keqe të ushqimit në historinë e fundit
-
OKB: Numër rekord i njerëzve me mungesë ushqimi në vitin 2021