Numri i fëmijëve që shfrytëzohen si sulmues vetëvrasës nga grupi terrorist Boko Haram është katërfishuar brenda një viti, tha Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).
"Që nga fillimi i vitit, 83 fëmijë janë shfrytëzuar si 'bomba njerëzore' në verilindje të Nigerisë", thuhet në raportin e UNICEF-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesëdhjetepesë prej tyre kanë qenë vajza, shumica më të reja se 15 vjeçe, 27 kanë qenë djem dhe një ka qenë foshnje e lidhur për një vajzë, shtoi UNICEF.
Për krahasim, rreth 20 fëmijë janë përdorur si sulmues vetëvrasës gjatë gjithë vitit të kaluar.
Rritja dramatike e numrit të tyre ndodh në kohën e një urie masive dhe krizës së zhvendosjes në verilindje të Nigerisë.
Rreth 1.7 milion njerëz janë zhvendosur nga sulmet e vazhdueshme të Boko Haramit në rajon.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rreth 450,000 fëmijë janë në rrezik nga kequshqyerja këtë vit.
Boko Haram, i cili thirret në një interpretim strikt të Ligjit të Sheriatit, ka vrarë mbi 20,000 njerëz në Nigeri, si dhe në vendet fqinje: Çad, Niger dhe Kamerun.