Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja vendos të nisë hetim për shtypjen e protestave në Iran

Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka vendosur të enjten të krijojë një mision të ri hetimor për të hetuar shtypjen e protestave masive nga Irani, të cilat kanë përfunduar me qindra të vdekur e të lënduar, shkroi të enjten Reuters.

Mocioni u miratua me 25 pro, 6 kundër dhe 16 abstenime, ndërsa është mirëpritur nga aktivistë e diplomatë të shumtë.

Përfaqësuesja e Teheranit në takimin e Gjenevës, Khadijeh Karimi, ka akuzuar shtetet perëndimore për përdorimin e këshillit të të drejtave për të synuar Iranin, një veprim që ajo e quajti "të tmerrshme dhe të turpshëm".

Protestat në dhjetëra qytete të Iranit kanë tronditur vendin nga shtatori, kur filluan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim, ku u mbajt nga policia e moralit për shkak të mosmbajtjes së shamisë në mënyrën e duhur.

Artikuj të ngjashëm