Shefja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë të hënën se të paktën 102 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia filloi sulmin e saj në shkallë të plotë ndaj vendit.
Numri i të vdekurve përfshin edhe shtatë fëmijë, sipas Bachelet, raporton DW.
"Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe sulmet ajrore”, ka thënë ajo.
Bachelet paralajmëroi se shifrat reale mund të jenë dukshëm më të larta. Ajo shtoi se agjencia e OKB-së për refugjatët kishte numëruar 380,000 njerëz që ikën nga Ukraina si refugjatë dhe shumë të tjerë ishin zhvendosur brenda vendit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë të hënën se përshkallëzimi i operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë po çonte në rritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Edhe
OKB: Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë kalon mbi 5000
Guterres tha në një fjalim të regjistruar në hapjen e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë se OKB-ja po monitoronte shkeljet e të drejtave të njeriut me ekipe në terren.
“Përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë po çon në përshkallëzimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha Guterres. "Ne duhet t'u tregojmë të gjithë njerëzve në Ukrainë se u qëndrojmë pranë në kohën kur u nevojitemi”, përfundoi ai.