SHBA-ja duhet të veprojë lidhur me një raport për vdekjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, tetorin e kaluar, ka paralajmëruar një eksperte e OKB-së.
“Heshtja nuk është opsion, por duhet të veprohet”, tha Agnes Callamard. Kërkesa e saj përfundoi se vdekja e Khashoggi në Ambasadën saudite në Stamboll ishte ekzekutim në vend që të zhvillohej procedurë gjyqësore për rastin.
SHBA-ja duhet të kryejë një hetim, me përfshirjen e FBI-së, tha ajo, transmeton KTV. Khashoggi jetonte në SHBA dhe ishte kolumnist i gazetës “Washington Post”.
Në një raport të publikuar nga ajo në muajin qershor, thuhet se ka dëshmi të forta se princi saudit i kurorës, Muhamed Bin Selam dhe zyrtarë të lartë qeveritarë, janë të përfshirë në vrasjen e Khashoggit.
-
E fejuara e gazetarit të vrarë Khashoggi akuzon SHBA-në për “fshehjen e fakteve”
-
Rasti Khashoggi: Kërcënohet me vdekje hetuesja e OKB-së
-
E fejuara e Khashoggit kërkon veprime kundër princit “vrasës” saudit
-
E fejuara e gazetarit Khashoggi kërkon ndëshkimin e princit saudit
-
Raporti i SHBA-së: Princi saudit e autorizoi vrasjen e Khashoggit