Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është thellësisht i shqetësuar për përhapjen e urisë në pjesë të ndryshme të botës për shkak të mungesës së ushqimit si pasojë e luftës, cila po zhvillohet në Ukrainë.
Duke folur në Vjenë, Guterres tha gjithashtu se bisedimet po vazhdojnë për të evakuuar më shumë civilë nga zonat e konfliktit në Ukrainë, shkruan “Sky News” të mërkurën.
“Më duhet të them se jam thellësisht i shqetësuar me rreziqet e përhapjes së urisë në pjesë të ndryshme të botës për shkak të situatës dramatike të sigurisë ushqimore me të cilën po përballemi për shkak të luftës në Ukrainë”, tha ai.
Ukraina ishte eksportuesi i gjashtë më i madh në botë i grurit në vitin 2021.
Por 6.8 milionë tonë grurë nuk janë eksportuar këtë vit sepse lufta me Rusinë ka bllokuar qasjen në det.
Tregjet afrikane, shumë prej të cilave tashmë po luftojnë me mungesën e ushqimit, janë ndër më të prekurat, por Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rënia e eksporteve mund të bëjë që çmimet e ushqimit të rriten në mbarë botën deri në 22%.
-
OKB: Pushtimi i Ukrainës mund të shkaktojë krizë globale të ushqimit
-
OKB-ja i kërkon Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit me Ukrainën
-
Gruri ukrainas, OKB-ja sheh rrezik për shtetet e varfra
-
Alarmi i shefit të OKB-së: Bota në “rrezik të madh”
-
Guterres: Duhet bërë më shumë për të çuar drithërat ukrainase në tregjet botërore