Është e mundur të eliminohet shpërthimi i lisë së majmunëve në Evropë, kanë thënë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të martën, duke nënvizuar provat se numri i rasteve po zvogëlohet në disa vende.
“Duke pasur parasysh furnizimin e pakët të vaksinës dhe kohën që duhet për vendosjen e vaksinës dhe që ajo të hyjë në fuqi, duket se faktorë të tillë si zbulimi i hershëm, i cili çon në izolimin më të shpejtë të pacientëve dhe ndryshimet e sjellës po luajnë rol të rëndësishëm”, ka thënë Catherine Smallwood, nga OBSH-ja në një konferencë për media, shkruan Reuters të martën.
“Ne besojmë se mund të eliminojmë transmetimin e vazhdueshëm nga njeriu te njeriu i lisë së majmunit në rajon”, tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge.
OBSH-ja ka pranuar më shumë se 35.000 raportime të rasteve të infektimit me këtë virus në 92 shtete të botës.
-
A mund të frenohet përhapja e lisë së majmunëve?
-
Festivalet do ta përhapin linë e majmunëve, thotë OBSH-ja
-
Ekspertët u bëjnë thirrje OBSH-së dhe qeverive për vendime më të ashpra kundër lisë së majmunëve
-
OBSH: Nuk ka nevojë për vaksinime masive kundër lisë së majmunit
-
OBSH: Lia e majmunëve transmetohet më ngadalë se viruset e tjera