Organizata Botërore e Shëndetësisë do të zhvillojë nesër një takim urgjent me Komitetin e Ekspertëve për Emergjencat mbi përhapjen e Koronavirusit në Kinë.
Pritet që OBSH-ja të vendosë nëse epidemia e virusit vdekjeprurës që ka përfshirë Kinën është apo jo një emergjencë ndërkombëtare.
Ky reagim i OBSH-së erdhi pasi virusi që u zbulua për herë të parë në qytetin Wuhan dhe që infektoi gati 200 njerëz, u përhap në qytete të tjera të Kinës, përfshirë Pekinin dhe Shanghain. Ndërsa u zbulua se virusi ishte përhapur edhe jashtë Kinës, shkruan Fjala.al, transmeton Koha.net.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez konfirmoi më parë se koronavirusi i ri, i cili shkakton pneumoni, që transmetohet nga një person te tjetri ka infektuar edhe disa anëtarë të stafit mjekësor, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Sinhua.
Eksperti i sëmundjeve të frymëmarrjes, dhe njëherësh kreu i ekipit të komisionit shëndetësor që po heton epideminë, Jong Nanshan, ka konfirmuar se dy raste të infektimit në provincën kineze të Guangdong-ut janë transmetuar nga një person te tjetri.
Edhe
OBSH-ja i kërkon Kinës më shumë informata për situatën me koronavirus
Kina ka konfirmuar gjithsej 217 raste të koronaviruseve në territorin e saj, të cilat u zbuluan për herë të parë në qytetin qendror të Wuhan.
Deri më tani, është konfirmuar zyrtarisht se pneumonia e shkaktuar nga virusi i ri ka marrë jetën e tre personave.
-
OBSH-ja do të rekomandojë kërkime shtesë për kontaktet e pacientit të parë me COVID-19 në Kinë
-
Misioni i OBSH-së në Kinë ka gjetur shenja të shpërthimit të virusit më 2019-n
-
Ekipi i OBSH-së tërheq vërejtjen kundër pritjes së rezultateve të menjëhershme nga vizita në Wuhan
-
Ekipi i OBSH-së viziton qendrat e kontrollit të sëmundjes për të kuptuar origjinën e virusit