Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri sot një thirrje për fonde prej 675 milionë dollarësh (613 milionë euro), për të luftuar tre muajt e ardhshëm epideminë e pneumonisë virale, që ka shkaktuar rreth 500 të vdekur.
“Ne kërkojmë 675 milionë dollarë për të financuar planin për tre muajt e ardhshëm. Rreth 60 milionë dollarë janë të destinuara për të financuar operacionet e OBSH-së dhe pjesa tjetër është e destinuar për vendet që janë më të kërcënuara nga virusi”, deklaroi drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus, në një konferencë shtypi.
“675 milionë dollarë janë shumë para, por janë shumë më pak se fatura që do të duhet të paguajmë nëse nuk investojmë për përgatitjen që tani”, shtoi ai./ATSH/
-
OBSH-së i duhen 31 miliardë dollarë për 12 muaj për të luftuar koronavirusin
-
OBSH-ja i kërkon Kinës më shumë informata për situatën me koronavirus
-
OBSH-ja paralajmëron rritje të numrit të vdekjeve e stërmbushje të spitaleve
-
Bota regjistron mbi 4 milionë viktima me koronavirus
-
OBSH: Numri i të infektuarve me koronavirus po bie, por jo i të vdekurve