Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH: 60 për qind e spitaleve në Gaza janë jofunksionale

WHO

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se gjysma e spitaleve në Gaza janë jofunksionale.

Sipas OBSH-së, 22 nga 36 spitale janë jashtë funksionit.

Duke postuar në rrjetin social X, OBSH-ja ka thënë se kjo vjen si rezultat i dëmëve, mungesës së karburantit, sulmeve dhe pasigurive.

Sipas raportit, 14 spitale kanë shumë pak material esencial për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe për të ofruar kujdes spitalor.

OBSH-ja ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Artikuj të ngjashëm