Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nxënësve rusë do t'u mësohet pse ishte “e domosdoshme” lufta në Ukrainë

Ministria e Arsimit e Rusisë ka njoftuar se nxënësve të shkollave në mbarë vendin do t'u jepet një mësim virtual se "pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri".

Udhëzimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën e Moskës të enjten.

Nxënësit do të mësohen "për rrezikun që NATO përfaqëson për vendin tonë" dhe "përse Rusia u ngrit për mbrojtjen e civilëve të Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut".

Një deklaratë në faqen e ministrisë në Facebook shkruan se fëmijët gjithashtu do të mësojnë "si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në rrjedhën e madhe të informacionit, fotove dhe videove që po vërshojnë internetin sot".

Artikuj të ngjashëm