Një nxënëse ukrainase 16-vjeçare është kthyer për të shkrepur fotografitë e diplomimit në shkollën e saj të mesme, të shkatërruar nga bombardimet ruse, raportoi të mërkurën BBC-ja.
Ajo ka thënë se nuk e ka menduar asnjëherë se fotografia e saj do të bëhej virale në botë.
"Nuk është bërë për mua. Qëllimi më shumë ka qenë për të sjellë vëmendjen ndaj situatës”, ka thënë vajza e quajtur Valaray.
Në intervistën për BBC-në, e reja është shprehur krenare për forcat e armatosura të Ukrainës, duke i quajtur heronj ushtarët e këtij vendi.
"Ne besojmë se do të fitojmë, sepse mirësia do të fitojë gjithmonë mbi të keqen”, ka shtuar ajo.
Edhe
Të vërtetat që rrëzojnë konspiracionet se lufta në Ukrainë është e rreme
Tezja e saj, Anna Episheva, ka postuar fotografinë e Valarayt në rrjetet sociale, ku tha se shkolla e mbesës së saj është shkatërruar nga rusët.
"Sot ajo u kthye në rrënojat që kanë mbetur nga shkolla e saj”, ka thënë Episheva.