Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Nusja xhihadiste” 16 vjeçe gjermane arrestohet në Mosul

Ky është momenti kur një nxënëse shkolle gjermane u gjet e fshehur në Mosul, Irak.

Ajo ishte arratisur nga Gjermania për t’u bashkuar Shtetit Islamik.

“Nusja xhihadiste” quhet Linda Wenzel dhe është 16 vjeçe, transmeton MAPO.

Ajo u filmua nga ushtarët irakianë teksa nxirret nga streha e saj, e pistë dhe e plagosur.

Adoleshentja ulërin nga dhimbjet.

Raportohet se vajza, që u konvertua në myslimane kur ishte 15 vjeç, do të akuzohet për terrorizëm.

Ajo rrezikon dënimin me ekzekutim në rast se gjykatat irakiane e gjejnë fajtore.

Adoleshentes iu bë shpëlarje truri online nga një rekrutues i ISIS.

Ajo u nis për në Stamboll dhe më pas përfundoi në Siri ku u martua me një luftëtar çeçen.

Por ai u vra dhe vajza lëvizi për në Mosul të Irakut.

Mendohet se 25 mijë vullnetarë të ISIS janë vrarë në Mosul.

Gjermania po negocion për ekstradimin e saj në vendin e lindjes.

{gallery}

Babai i adoleshentes, një punëtor ndërtimi në Gjermani, tha se humbi ndjenjat kur mësoi se vajza e tij ishte gjallë.

Reiner, 52 vjeç, tha se kolegët e punës e sollën në vete.

“U largova dhe gjeta një qoshe për të qarë. Ajo është vogëlushja ime. Ka akoma atë shenjën në ballë që e ka bërë duke luajtur në kopsht kur ishte e vogël. Nuk e kam parë kurrë vogëlushen time kaq serioze dhe kaq të mërzitur”.

Ka raportime se vajza ka pranuar se ka vrarë njerëz, çka e rëndon shumë pozitën e saj ligjore.

Po ashtu dyshohet se ajo ka lindur një fëmijë, edhe pse kjo nuk është provuar akoma.

Nëse ekstradohet në Gjermani, vajza rrezikon dhjetë vite burg.

Artikuj të ngjashëm