Një variant i koronavirusit, lehtë i transmetueshëm, që u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, tani është përhapur me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe numri i të prekurve po dyfishohet çdo 10 ditë, sipas një studimi të ri.
Raporti i lëshuar të hënën nga “MedRxiv” parashikoi që varianti britanik, i njohur zyrtarisht si B.1.1.7, mund të bëhet varianti më dominues i COVID-19 në SHBA deri në muajin e ardhshëm, raporton Independent.
Ky variant është i pranishëm që nga nëntori brenda territorit të SHBA-së, sipas grupit, i udhëhequr nga shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve “Scripps”.
Studiuesit vlerësuan se varianti i ri ishte 35 deri në 40 për qind më i transmetueshëm se çdo lloj tjetër që ishte shfaqur më parë në SHBA.
-
Varianti indian pritet të bëhet dominues në SHBA brenda një jave
-
Studimi i ri konfirmon se varianti i ri i COVID-19 bartet shumë më lehtë
-
Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit
-
Varianti i ri i koronavirusit përhapet më lehtë tek njerëzit
-
Varianti i ri i COVID-19 përhapet në Britaninë e Madhe