Njësia paraushtarake e Ukrainës, e quajtur Legjioni i Lirisë së Rusisë, ka depërtuar në disa territore kufitare të Rusisë.
Në pamjet e publikuara në rrjetin social X, shihen trupat e këtij legjioni duke kaluar kufirin, derisa luftimet e ashpra janë duke vazhduar. Grupet ruse pro-Ukrainës thanë se krah tyre është edhe Batalioni Siberian, që po e vazhdon luftën në disa lokalitete.
Легіон "Свобода Росії", "РДК" та "Сибірський батальйон" заявили, що зайшли на прикордонні території Росії, повідомляють про бій. pic.twitter.com/KCcxnjcSa1
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) March 12, 2024
Legjioni i Lirisë së Rusisë është formacion paraushtarak i krijuar nga kundërshtarë të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ky grup u themelua në marsin e 2022-s, pak javë nga nisja e agresionit rus në Ukrainë. Pjesë e tij janë dezertorë nga Forcat e Armatosura të Rusisë dhe vullnetar rusë, disa prej të cilëve kanë emigruar në Ukrainë. Luftimet kryesisht ky grup i kryen në rajonin Belgorod të Rusisë.
Legjioni i Rusisë së Lirë publikon pamje të luftës në rrjetet sociale.
-
Ukraina nis sulm befasues brenda Rusisë
-
Vullnetarët pro-Ukrainës futen në Rusi, bëjnë thirrje të evakuohen civilët rusë
-
Grupet ruse me bazë në Ukrainë pretendojnë se janë futur në Rusi e po i luftojnë forcat ruse
-
Luftëtarët anti-Putin marrin rob dy ushtarë rusë
-
Disa shtetas rusë anti-Putin sulmojnë një qytet në Rusi