Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Njeriu me dy zemra, cilësohet operim i jashtëzakonshëm

Lincoln Paivas i kishin mbetur vetëm tre muaj jetë shkaku i një çrregullimi në zemër.

Mirëpo, doktorët brazilianë zbuluan një alternativë që përveç jetës së tij, ndryshoi edhe të ardhmen e transplantimit të zemrës.

Paiva, 54-vjeçar, ka mbetur i shtangur kur kardiologët i propozuan vendosjen e zemrës së dytë në gjoks dhe pas disa muajsh, t’i hiqej zemra e sëmurë dhe vendin t’ia zinte zemra e shëndetshme.

“E pashë vragën në gjoksin tim, por nuk e kuptoja se kisha dy zemra. Ndjenja diçka të çuditshme, dy të rrahura në gjoks dhe thashë më vete nëse kam dy zemra? Nëse isha gjallë dhe ku isha?”, deklaroi ai.

Ai thotë se nuk kishte tjetër qare, vetëm ta pranonte këtë formë të operimit.

“Doktori më tha shumë prerazi: ‘Në gjendjen që je tani, nuk ke më shumë se tre muaj jetë’”.

Fabio Gaiotto, kirurg kardiovaskular, ka thënë se ndërhyrja e re kirurgjike ofron më shumë sukses në transplantimin e zemrës.

Me këtë metodë, zemra e dobët ose e sëmurë i ofron zemrës së re një lloj përkrahjeje. Kjo i jep kohë zemrës së transplantuar që të sistemohet në trup dhe që gjasat për dështim të jenë shumë të vogla.

Ndërhyrja e tillë quhet procedurë heterotipike dhe kishte nisur të aplikohej në vitet ‘70. Zemra e re vendoset në krahun e djathtë të zemrës së pacientit.

Arteria e majtë e zemrës së re dhe ajo e zemrës të sëmurë bëhen bashkë, duke mundësuar qarkullimin e oksigjenit në gjakun e dy zemrave.

“Ajo që më inkurajuar për këtë operim ishte rëndësia që kishte për shkencën në tërësi, por edhe për pacientët si unë që pa këtë operim po i priste vetëm vdekja”.

Doktorët pas gjashtë muajsh realizuan operimin e dytë për heqjen e zemrës së sëmurë. Kanë vlerësuar se shtypja ishte stabilizuar dhe zemra e re ishte përshtatur në trup.

Paivas krejt operimi i është dukur si në filma fantashkencë, por është i lumtur që tani ka marrë veten.

 
Njeriu me dy zemra, cilësohet operim i jashtëzakonshëm

Njeriu me dy zemra, cilësohet operim i jashtëzakonshëm

Posted by Koha.net on Saturday, December 4, 2021

 

Artikuj të ngjashëm