Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Njerëzit dalin me flamuj të bardhë nga spitali i Gazës

Ushtria e Izraelit ka mohuar se ka dhënë urdhër për evakuimin e spitalit Al-Shifa pas raportimeve se u kishte thënë të gjithëve të largoheshin nga kompleksi brenda një ore.

Forcat e Mbrojtjes (IDF) kanë thënë se janë pajtuar me një kërkesë nga drejtori i spitalit që të “sigurojnë rrugë” për ata që duan të largohen nga aty.

“Në asnjë pikë IDF-ja nuk ka urdhëruar evakuimin e pacientëve apo ekipeve mjekësore dhe në fakt ka propozuar se çdo kërkesë për evakuim mjekësor të kryhet me ndihmën e IDF-së”, thuhet në deklaratë.

Trupat izraelite kanë kërkuar në spital ku thonë se Hamasi ka një qendër komanduese në tunelet poshtë spitalit. Ata kanë gjetur disa armë por s’kanë ofruar prova se ka qendër komanduese.

BBC-ja ka raportuar se shumë persona kanë dalë nga spitali duke mbajtur në duar flamuj të bardhë.

“Kemi ngritur duart dhe kemi mbajtur flamuj të bardhë. Buldozerët krijuan vrima të mëdha në oborrin e spitalit dhe kanë rrënuar disa ndërtesa”, ka thënë një gazetar që gjendej në spital.