Sot bëhet një vit nga tentim grushtshteti në Turqi, prapa të cilit qëndruan një grup i ushtarakëve të komandës turke.
Përpjekja e ushtrisë turke për ta marrë pushtetin në Turqi me forcë, dështoi pas thirrjes që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u bëri qytetarëve të cilët në mënyrë masive dolën dhe bllokuan forcat ushtarake.
Pas kësaj dite, më shumë se 50 mijë ushtarë, policë e punëtorë shtetërorë u burgosën, kurse dhjetëra mijëra të tjerë u larguan nga vendet e punës.
Për këtë pushteti turk e ka akuzuar lëvizjen Fetho të klerikut Fehtullah Gulen, i cili jeton në SHBA.
Tentim grushtshteti ka lënë shumë pyetje të pasqaruara, pasi disa nga vendet perëndimore për këtë e akuzojnë presidentin Erdogan, i cili përmes këtij plani arriti që të forcojë pushtetin e presidentit dhe të marrë kompetenca më të mëdha për vete.
-
Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin
-
Turqia arreston mbi 100 ushtarë për lidhje të dyshuara me Gulenin
-
Turqi, qindra urdhër-arreste për grusht-shtetin e dështuar, mes tyre ushtarakë
-
Urdhërarrest për mbi 170 shërbyes të tjerë ushtarakë në Turqi
-
Turqia me aksion për arrestimin e 271 ushtarëve në lidhje me Gulenin