Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video, përmes të cilës dëshiron të tregojë se shpirti u ukrainasve është i pathyeshëm, pavarësisht sulmeve ruse.
Në video shfaqen qindra ukrainas që janë strehuar në një stacion metroje në Kiev nga sulmet ruse, teksa këndojnë.
Të hënën, Rusia ndërmori një sërë sulmesh në qytete të ndryshme, si hakmarrje për sulmin mbi urën që lidh Krimenë me Rusinë, ditë më parë.
“Shpirti i Ukrainës është i pathyeshëm. Banorët e Kievit këndojnë në një stacion metroje gjatë një alarmi për sulm ajror”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter, të hënën.
Ukraine’s spirit is unbreakable.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) October 10, 2022
Residents of Kyiv sing in a metro station during an air raid alert. pic.twitter.com/xLd8nPK7T4
-
Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev
-
Banorët e kryeqytetit ukrainas përballen me sulmet ruse e dimrin e pamëshirshëm
-
Rusia injoron thirrjet për negociata, vazhdon sulmet e fuqishme mbi Kiev
-
Kievi nën zjarr
-
Sulmet ruse lënë Kievin pa ujë e pa rrymë