Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një tjetër tërmet i fuqishëm regjistrohet në Turqi

Një tërmet i dytë i fuqishëm e ka goditur Turqinë në më pak se 12 orë pas atij të parit, raportoi të hënën The Guardian.

Mediat shtetërore në Siri kanë thënë se edhe Damasku është prekur nga tërmeti i fundit, megjithëse detajet mbeten të pakta.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) ka njoftuar se të dhënat paraprake kanë treguar se tërmeti ishte me magnitudë 7.5 ballë sipas shkallës së Rihterit dhe ishte 67 kilometra në veri-lindje të Kahramanmarashit në Turqi.

Tërmeti i dytë kishte një thellësi prej 2 km.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë deklaroi se ishte me magnitudë 7.6 ballë dhe në një thellësi më të madhe.

Numri i kombinuar zyrtar i të vdekurve nga tërmeti i parë në Turqi dhe Siri ishte rritur tashmë në mbi 1200.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka përshkruar atë si fatkeqësinë më të madhe të vendit që nga viti 1939. Ai ka thënë se 912 njerëz ishin vrarë atëbotë dhe 5383 të tjerë ishin lënduar.

Edhe Dy tërmete të forta brenda 6 minutash në Turqi Botë Dy tërmete të forta brenda 6 minutash në Turqi

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri raportoi më shumë se 320 të vdekur në vend, me mbi 1000 të lënduar. Shërbimi i shpëtimit të Helmetave të Bardha ka raportuar gjithashtu se 147 persona kanë vdekur dhe më shumë se 340 janë lënduar në Siri në zonat ku operon.

Tërmeti i parë goditi derisa njerëzit flinin dhe ishte 7.8 ballë shkallë, një nga tërmetet më të fuqishme në rajon në të paktën një shekull.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë penguar nga moti i keq. Presidenti i Turqisë tha se deri më tani kanë ofruar ndihmë mbi 45 vende.