Një tërmet me magnitudë 6.0 sipas shkallës Rihter goditi bregun verior të Japonisë, dhe sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar, dëme materiale apo kërcënime nga cunami .
Agjencia meteorologjike japoneze njofton se tërmeti ka ndodhur të mërkurën në orën 05:22 sipas kohës lokale në prefekturën Iwate, në një thellësi prej rreth 30 kilometrave.
Tërmeti ka ndodhur në rajonin i cili në vitin 2011 u godit nga një termet i fuqishëm dhe më pas edhe me cunami.