Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet u ndien edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 shkallë të Rihterit ka dridhur Greqinë në mesditën e së mërkurës, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në Kosovë.

Pak minuta më vonë, është regjistruar edhe një lëkundje tjetër, më e vogël, me mangnitudë 4.6 shkallë të Rihterit.

Nuk ka raportime për dëmtime.

Sipas uebfaqeve të specializuara për matjen e dridhjeve të tokës, tërmeti kishte epiqendrën 120 km nga Selaniku, afër qytetit Larisa.