Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmet në Greqi, ndihet edhe në Kosovë

Një tërmet me shkallë 5.8 të Rihterit ka goditur Greqinë. Ai është ndier edhe në Kosovë.

Tërmeti, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), ndodhi 137 kilometra në drejtim të Shkupit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas informacioneve, dridhjet kanë prekur edhe Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë e Bullgarinë. Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale në vendet ku i kanë ndier më shumë dridhjet.

Ndërkohë brenda minutave në vijim u regjistruan tre paslëkundje të tjera , 3.5 Rihter, 19 km në veriperëndim të Folorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale 10 km dhe 4.1 Rihter gjithashtu në një thellësi 10 km.

Image